Tematike
Zvicra do të ulë ndihmat sociale për të huajt e vendeve jashtë BE-së
Zgjatja e lejeve të qëndrimit për njerëzit që shkaktojnë kosto të konsiderueshme të ndihmës sociale duhet të varet nga miratimi përkatës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM)
Kostoja e lartë e mirëqenies sociale që pretendohet se shkaktohet nga të huajt vazhdon të nxisë zemërim në Zvicër. Nëse përfshihen edhe të huajt që kanë të kaluar azili, në vitin 2016 kanë qenë gjithsej 8.8 për qind të të gjithë shtetasve të vendeve të treta që janë varur nga mbështetja e ndihmës sociale në vitin 2016, shkruan srf.ch. Për krahasim: te shtetasit zviceranë kjo përqindje në vitin 2016 ka qenë 2.3 për qind.
Nisur nga kjo gjendje, Këshilli Federal tani planifikon të frenojë hyrjen e të huajve nga vendet e treta në skemën e ndihmave sociale, transmeton albinfo.ch. Për të realizuar këtë synim, Qeveria Federale dëshiron të zbatojë drejtpërdrejt masat e mëposhtme:
Zyra Federale e Statistikave duhet të raportojë rregullisht se sa të huaj marrin ndihmë sociale.
Zgjatja e lejeve të qëndrimit për njerëzit që shkaktojnë kosto të konsiderueshme të ndihmës sociale duhet të varet nga miratimi përkatës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, gjithashtu do të japë rekomandime në mënyrë që në të ardhmen të gjitha kantonet të përdorin një skemë unike për kostot e ndihmës sociale të shfrytëzuar nga të huajt.
Departamenti i Drejtësisë do të paraqesë një projektligj në Parlament për masat e mëtejshme, përcjell albinfo.ch. Pothuajse 60,000 njerëz nga vendet e treta, jashtë BE-së, marrin ndihmë sociale në Zvicër.
Sidoqoftë, të gjitha këto masa duhet të zbatohen vetëm për shtetasit e vendeve të treta – domethënë jo për të huajt e BE-së, transmeton albinfo.ch. Një gjë e tillë do të pamundësohej nga Marrëveshja për lëvizjen e lirë të njerëzve që Zvicra ka me BE-në.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













