Kosova
Borrell: Kosova dhe Serbia sa më parë të arrijnë një marrëveshje finale
"Kosova dhe Serbia sa më parë të arrijnë një marrëveshje finale që zgjidh çështjet e hapura"
Josep Borrell Fontelles, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, në një intervistë ka folur për vizitën e tij në Kosovë, për pritjet e tij për dialogun, marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell, në intervistë për telergafin ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që të ecë përpara me vendosmëri dhe të përmbushë pritjet e njerëzve.
Borrell në këtë intervistë, duke folur për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet që sa më parë ta kenë një marrëveshje finale, e cila i zgjidh të gjitha problemet e hapura.
“Si Përfaqësues i Lartë, unë kam dashur që Kosova të jetë destinacioni im i parë. Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet gjatë mandatit tim dhe, duke marrë parasysh vendosmërinë time për ta avancuar dialogun e udhëhequr nga BE-ja, unë kam dashur që Kosovën ta vizitoj së pari në këtë regjion. Gjatë qëndrimit tim unë dua t’i dëgjoj dhe t’i njoh homologët e Kosovës – liderët politikë, por edhe shoqërinë civile. Normalisht, edhe situata aktuale politike do ta përbëjë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve. Unë mund ta përsëris vetëm pikëpamjen tonë bazike, se Kosovës i nevojitet qeveria në mënyrë që të ecë përpara me vendosmëri dhe t’i realizojë pritshmëritë e njerëzve”, është shprehur ai.
Të gjitha marrëveshjet të cilat i avancojnë marrëdhëniet e Prishtinës dhe Beogradit, siç është edhe kjo e linjës ajrore, janë të mirëpritura. Zhvillimi ekonomik dhe rritja e investimeve, janë kyç për regjionin dhe për Serbinë dhe Kosovën. Kjo është e qartë. Ne vazhdojmë të punojmë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që kemi një agjendë të përbashkët për regjionin, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë














