Lajme
Hapet rruga për marrëveshje, Glauk Konjufca e liron pozitën e kryetarit të Kuvendit
Gazeta Express ka mësuar që LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshjeje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.
Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.
Burime të Gazetës Express kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati, ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.
Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri, duke marrë post ministror. Vendin e tij do ta marrë Vjosa Osmani.
Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.
Pro marrëveshjes me Vetëvendosjen kanë dalë figurat kryesore në LDK-së, duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.
Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi u ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.
Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.
Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.
Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran












