Lajme
Thaçi: Të ruhet partneriteti me SHBA-në ose rrezikojmë liberalizimin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, ku mori pjesë. Thotë se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA-në dhe BE-në.
“Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezentë në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, me NATO-në, e në veçanti me SHBA-në. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Thaçi.
“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë, me SHBA-në dhe BE-në që të ndodhë liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin, Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol’, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.
Express raportoi sot se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, refuzoi të takohet me kryeministrin Albin Kurti derisa ky u fundit të mos urdhërojë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Njësoj veproi edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.
Kurti ka premtuar se do të hiqet taksa 100 për qind sapo të vendoset reciprociteti, masë kjo e cila nuk pranohet nga SHBA-ja dhe BE-ja, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













