Lajme
Rreth tre milionë njerëz në Niger të prekur nga kriza humanitare
Afro 3 milionë njerëz në Niger, më shumë se gjysma e të cilëve fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare si pasojë e rreziqeve të vazhdueshme, pasigurisë, kequshqyerjes, epidemive, thatësirës dhe zhvendosjeve, ka bërë të ditur UNICEF-i të mërkurën në faqen zyrtare.
Kjo organizatë ka bërë thirrje për vëmendje më të madhe për problemet e fëmijëve dhe familjeve të tyre, raporton Koha.net.
Nigeri vazhdon të përballet me emergjenca të vazhdueshme. Situata është përkeqësuar nga paqëndrueshmëria në rajon, që ka rezultuar me fluks prej mijëra refugjatësh. Po ashtu ka shumë persona të zhvendosur brenda vendit që kanë nevojë për qasje në shërbimet themelore sociale dhe mbrojtje.
“Komunitetet që presin popullsi të shpërngulur po tregojnë rezistencë të jashtëzakonshme dhe ndajnë pak ato që kanë. Ky me të vërtetë është një shembull i shkëlqyeshëm që banorët e Nigerit po i tregojnë botës”, tha Felicite Tchibindat, përfaqësuese e UNICEF-it në Niger, pas një vizite në rajonin e përfshirë nga konflikti, Diffa.
Sulmet kundër civilëve penguan 263.000 njerëz në Diffa të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Rritja e pasigurisë përgjatë kufijve me Burkina Fason dhe Malin ka rritur nevojat në rajonet për ndihmë Tillaberi dhe Tahoua, ku rreth 78.000 njerëz janë shpërngulur.
“Pasiguria po përhapet me një ritëm të shpejtë në rajonin qendror Sahel. Gratë dhe fëmijët po mbajnë barrën e dhunës”, tha Dr. Tchibindat.
Rritja e pasigurisë, dhunës dhe operacioneve ushtarake po ashtu ka penguar mundësinë e organizatave humanitare të ndihmojnë të prekurit nga konflikti.
“Arritja tek ata që janë në nevojë është gjithnjë e më sfiduese. UNICEF-i u bën thirrje të gjithë palëve të respektojnë korridoret humanitare, duke lejuar qasje të sigurt dhe të qëndrueshme për të ofruar ndihmë humanitare për popullatën e prekur, përfshirë gratë dhe fëmijët, kudo që të jenë”, tha Tchibindat.
Sipas UNICEF-it, duhen rreth 60 milionë dollarë për të ofruar ndihmë jetike për fëmijët në Niger, gjatë vitit 2020, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme Vala e të nxehtit në Zvicër, Cyrihu nis mbështetje për të moshuarit... -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit













