Autotech
Samsung Galaxy A71 5G pritet të vijë me 8 GB RAM dhe procesor Exynos (Video)
Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ka prezantuar modelet e reja Galaxy A51 dhe Galaxy A71 në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tani është duke u përgatitur që të lansojë së shpejti versionet e tyre 5G.
Samsung Galaxy A51 5G gjatë muajit të kaluar është shfaqur në uebfaqen e njohur “Geekbench”, ku janë zbuluar disa nga specifikat e tij kyçe, shkruan gsmarena. Tani, edhe Galaxy A71 5G është shfaqur në të njëjtën uebfaqe.
Galaxy A71 5G, me numër të modelit SM-A7160, pritet t’i drejtohet Kinës si dhe do të ketë procesor Exynos 980 SoC – me të njëjtin procesor që do ta ketë edhe Galaxy A51 5G, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model do të punojë me sistemin operativ Android 10 me ndërfaqen e përdoruesit One UI 2.0, do të ketë 8 GB RAM memorie, ndërsa memoria e brendshme ende nuk është konfirmuar.
Gjithashtu, spekulohet se Samsungu do ta lansojë Galaxy A71 5G-n në SHBA, Kinë, Australi, Zelandë të Re, si dhe në disa shtete evropiane, por nuk ka ndonjë datë të caktuar.
Në videon më poshtë, mund të shikoni se si duket dhe si funksionin Galaxy A71, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau









