Lajme
Berlinale: ‘Ariu i artë’ i jepet filmit iranian
Festivali Ndërkombëtar i Filmit arriti të shtunën pikën kulmore me ndarjen e çmimeve. Ariu i Artë iu dha filmit “Nuk ka djall” të regjisorit iranian, Mohammad Rasoulof, i cili nuk ishte i pranishëm në Berlinale.
Rassulof nuk kishte ardhur dot në Berlinale. Autoritetet iraniane nuk e kishin lejuar të dilte nga vendi për shkak të një filmi tjetër, “A man of integrity”, i cili kishte marrë më parë trofenë e Kanës. Prandaj edhe çmimin e mori e bija e regjisorit. “Ky mik i vogël do të shkojë së shpejti në vendin tim dhe do t’i thotë Mohammadit: “Ti nuk je vetëm”, tha ndër të tjera producenti Kaveh Farnam. Publiku reagoi me duartrokitje të gjata dhe tejet i prekur. Sepse disa nga pjesëtarët e ekipit kishin vënë në rrezik lirinë e tyre për të xhiruar filmin.
Në një intervistë për DW, Rasoulofi kishte thënë për filmin fitues të Berinales, There is no evil, se tema qendrore është: A marrim përgjegjësi ne për veprimet tona? Apo ia kalojmë atë pushtetit që na sundon, duke ruajtur kështu veten nga vrarja e ndërgjegjes.” Filmi i Rasoulofit kishte qenë nga më të preferuarit e Berlinales si te publiku, ashtu edhe te kritika.
Arinjtë e tjerë
Aktorja gjermane Paula Beer u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Undine” të regjisorit gjerman, Christian Petzold. Ajo luan aty një grua që bie në dashuri vetëm disa minuta pasi ishte ndarë nga lidhja e saj e mëparshme.
Ariun e Argjendtë për aktorin më të mirë e mori italiani Elio Germano për interpretimin e personazhit të piktorit zviceran Antonio Ligabue. Filmi italian “Favolacce” fitoi Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë. Ndërsa çmimi i madh i jurisë, që në Berinalen e sivjetshme, drejtohej nga aktori Jeremy Irons, iu dha “Never Rarely Sometimes Always” të regjisores Eliza Hittman (SHBA). Kameramani Jürgen Jürges mori gjithashtu një ari për filmin „Dau.Natasha” të Ilija Ilja Çrshanovskit.
Berlinalja e sivjetshme ishte e para që organizonin dyshja Chatrian dhe Rissenbeek pas daljes në pension të drejtorit të mëparshëm, Dieter Kosslick. Risia e tyre ishte një garë e quajtur “Encounters” e ku ishin përzgjedhur filma të veçantë si nga ana estetike ashtu edhe për nga struktura. Çmimi kryesor këtu iu dha filmit dokumentar tetëorësh “The works and Days (of Tayoko Shiojiri in the Shiotani Basin)”, i cili shoqëron për një vit rresht një familje fermerësh në Japoni. Kurse regjia më e mirë u shpall ajo e filmit “Malmkrog” e regjisorit rumun, Cristi Puiu. Kurse çmimi special i kësaj kategorie shkoi në adresë të austriakes, Sandra Wollner, dhe filmit të saj, “The Trouble With Being Born”.
Filmi i vetëm me pjesëmarrje nga Kosova, Exil, i regjjisorit Visar Morina, nuk arriti të merrte çmimin e publikut, që jepet zakonisht për rubrikën Panorama, ku garoi ai. Këtë vit ai iu dha filmit dokumentar „Otac” të regjisorit serb Srdan Golubović. Filmi flet për një baba, të cilit organet zyrtare i kanë marrë fëmijët, pas vetëvrasjes së mamasë, dhe luftën që ai bën për t’i marrë fëmijët sërish, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera












