E-Diaspora
Regjisori Fisnik Maxhuni nga Zvicra, pjesë e “Talenteve të Berlinales”
Ky aktivitet që zhvillohet në kuadrin e festivalit të madh të filmit në Berlin bashkon 255 profesionistë të filmit nga 86 vende
Me flokë që ia merr era, syze heksagonale dielli, me pallto të gjatë e të zezë dhe me valixhen e madhe ngjyrë argjendi: Fisniku, thjesht, ka stil. Ne e takojmë, kur ai sapo ka zbritur në kryeqytetin gjerman. Kështu e përshkruan gazeta zvicerane në gjuhën frënge “20 Mimutes” të riun shqiptar me qëndrim në Zvicër.
Regjisori 30-vjeçar nga Zvicra është përzgjedhur për të marrë pjesë në “Talentet e Berlinales”. Ky aktivitet që zhvillohet në kuadrin e festivalit të madh të filmit në Berlin bashkon 255 profesionistë të filmit nga 86 vende, transmeton albinfo.ch. Pjesëmarrësve në këtë ngjarje u mundësohet të shkëmbejnë mendime dhe të vendosin kontakte të dobishme për profesionin e tyre.
Fisnik Maxhuni është i lindur në Kosovë ndërsa në Zvicër ka ardhur si fëmijë. Është rritur në Neuchâtel dhe pas një Masteri të kryer në Londër, ai ka marrë edhe një Master të dytë të kinemasë midis ECAL dhe HEAD, përcjell albinfo.ch.
Kush dëshiron të dijë më shumë përse Fisniku kishte filluar të bënte filma, çfarë bën ai në Berlinale, cilin projekt është duke e preokupuar aktualisht etj., mund të mësojë duke e shikuar videon në linkun më poshtë (në gjuhën frënge).
https://www.20min.ch/ro/sortir/cinema/story/Un-realisateur-suisse-selectionne-a-Berlin-15915452
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














