Futboll
Sulmuesi i Kosovës transferohet në Serie A
Me skuadrën e Venezias, Rrahmani ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka bërë një hap të madh në karrierë.
Ai të enjten e ka kompletuar kalimin te Venezia, që do të paraqitet në Serie A në edicionin 2026/2027, transmeton albinfo.ch.
Me skuadrën e Venezias, Rrahmani ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.
“Venezia është një klub me një histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz për të ardhmen. Patëm disa biseda dhe mbeta vërtet i impresionuar nga vizioni i klubit dhe qëllimet e tij. Të përfaqësosh një qytet kaq unik dhe prestigjioz, i mbështetur nga tifozë kaq të pasionuar dhe besnikë, është një burim i madh motivimi për mua. Te Sparta Praga, ndava dhomën e zhveshjes me Andersenin, i cili luajti këtu dhe foli shumë mirë për klubin, njerëzit që janë pjesë e tij dhe qytetin. Që kur arrita, kam gjetur gjithçka që ai më tha të vërtetë. Ndjeva menjëherë një ndjenjë të fortë uniteti dhe një atmosferë shumë pozitive”, ka thënë Rrahmani.
Kalimi te Venezia, për Rrahmanin është hap i madh në karrierë.
Ai si senior debutoi te Minatori gjatë sezonit 2019/20. Në verën e vitit 2021, ai iu bashkua Ballkanit, ku shënoi 34 gola në 68 paraqitje. Kishte edhe nëntë asistime në të gjitha garat. Sa ishte pjesë e Ballkani, ai luajti edhe në Evropë. Pas shkëlqimit me Ballkanin, Rrahmani u transferua te Rapid Bukureshti, ku shënoi 18 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në të gjitha garat.
Ai u bashkua me Sparta Pragën për sezonin 2024/25, duke bërë gjithsej 83 paraqitje për klubin çek, ndërsa shënoi 26 gola dhe dha gjashtë asistime. Që nga viti 2023, Rrahmani paraqitet për Kosovën. Me fanellën “dardane”, Rrahmani ka shënuar shtatë gola në 25 ndeshje.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













