Lajme

Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje

Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në zonat pranë tyre, për shkak të rritjes së rrezikut nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së vazhdueshme.

Niveli i rrezikut është ngritur në 4 nga 5, që konsiderohet rrezik i lartë.

Ndalimi përfshin edhe përdorimin e skarave (barbecue), madje edhe në vendet e caktuara me vatra fikse, si dhe zbatohet në zona të mbrojtura si luginat Allondon dhe Aire, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke paralajmëruar se edhe një shkëndijë apo një cigare e hedhur mund të shkaktojë zjarr.

Në rast se vërehet një vatër zjarri, qytetarët duhet të telefonojnë menjëherë numrin e emergjencës 118.