Botërori 2026
Franca dhe Maroku përballen sonte në çerekfinalen e parë të Botërorit
Katër vjet pas gjysmëfinales së Katarit, dy kombëtaret rikthehen për një duel që premton spektakël dhe një vend në mesin e katër më të mirave
Franca dhe Maroku do të zbresin sonte në fushë për çerekfinalen e parë të Kupës së Botës 2026. Takimi do të zhvillohet në Boston, duke nisur nga ora 22:00, ndërsa fituesi do të sigurojë biletën për në gjysmëfinale, përcjell albinfo.ch.
Përballja rikthen kujtimet e gjysmëfinales së Botërorit 2022 në Katar, ku Franca triumfoi me rezultat 2:0 dhe siguroi kalimin në finalen e turneut. Katër vjet më vonë, Maroku synon të hakmerret për atë eliminim, ndërsa francezët kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt një tjetër trofeu botëror.
Franca konsiderohet një nga favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës, falë përvojës së lojtarëve dhe cilësisë së lartë që posedon në të gjitha repartet e fushës.
Në anën tjetër, Maroku ka konfirmuar edhe në këtë edicion se mbetet një kundërshtar i fortë dhe konkurrues. Skuadra afrikane është dalluar për organizimin e shkëlqyer në mbrojtje, disiplinën taktike dhe aftësinë për të rivalizuar me kombëtaret më të mëdha.
Fituesi i këtij dueli do të bëhet gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës 2026, duke hedhur një tjetër hap drejt ëndrrës për të ngritur trofeun më prestigjioz të futbollit botëror./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













