Botërori 2026
Evropa dominon Botërorin 2026, gjashtë kombëtare evropiane në çerekfinale
Franca, Anglia, Spanja, Belgjika, Norvegjia dhe Zvicra synojnë ta rikthejnë trofeun në Evropë
Përfaqësueset evropiane po dominojnë Kupën e Botës 2026, duke siguruar plot gjashtë vende në çerekfinale dhe duke rritur ndjeshëm shanset që trofeu të rikthehet në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e tetë kombëtareve më të mira të turneut janë Franca, Anglia, Spanja, Belgjika, Norvegjia dhe Zvicra, ndërsa dy vendet e tjera u takojnë Argjentinës dhe Marokut.
Ky është numri më i madh i përfaqësueseve evropiane që arrijnë në çerekfinale të një Kampionati Botëror të zhvilluar jashtë Evropës që nga viti 1994.
Historikisht, kombëtaret evropiane kanë hasur vështirësi në Botërorët e organizuar në kontinente të tjera. Që nga edicioni i parë në vitin 1930, vetëm dy herë një skuadër evropiane ka fituar trofeun jashtë kontinentit: Spanja në Afrikën e Jugut në vitin 2010 dhe Gjermania në Brazil në vitin 2014.
Edhe pse nisja e Botërorit nuk ishte bindëse për ekipet evropiane, pasi shtatë nga dhjetë përfaqësueset e para nuk fituan ndeshjet hapëse të fazës së grupeve, ato reaguan fuqishëm në vazhdim të turneut.
Deri në përfundim të fazës së grupeve, ekipet evropiane regjistruan 17 fitore, 12 barazime dhe vetëm shtatë humbje ndaj kundërshtarëve nga kontinentet e tjera.
Dominimi vazhdoi edhe në fazën me eliminim direkt. Anglia kaloi Meksikën në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Azteca”, Franca eliminoi Paraguain, Belgjika avancoi pavarësisht problemeve jashtë fushës, ndërsa Norvegjia dhe Zvicra vazhduan paraqitjet mbresëlënëse.
Franca, e konsideruar një nga favoritët kryesorë për titull, po e justifikon këtë status falë formës së shkëlqyer të Kylian Mbappé. Spanja dhe Anglia po ashtu kanë konfirmuar pritshmëritë, ndërsa Norvegjia dhe Zvicra janë ndër surprizat më të këndshme të këtij Botërori.
Tashmë vëmendja zhvendoset te çerekfinalet, ku ekipet evropiane do të synojnë të vazhdojnë dominimin dhe të sigurojnë një tjetër sukses historik në një Kampionat Botëror të zhvilluar jashtë kontinentit. /Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë











