Kosova
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku pritet një spektakël me mysafirë specialë, muzikë dhe aktivitete argëtuese
Pas tetë edicionesh të suksesshme, Diaspora Meeting rikthehet edhe këtë verë me edicionin e nëntë, duke premtuar një ditë të mbushur me adrenalinë për të gjithë pasionantët e automobilizmit.
Ngjarja do të mbahet më 26 korrik, duke filluar nga ora 17:00, pranë Klan Arenës.
Përveç demonstrimeve të drifting-ut, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë muzikë, ushqim dhe pije, ndërsa organizatorët premtojnë një atmosferë festive gjatë gjithë mbrëmjes.
Një nga pikat kulmore të aktivitetit do të jetë pjesëmarrja e Red Bull Driftbrothers, të cilët do të jenë mysafirët specialë të këtij edicioni dhe pritet të dhurojnë një shfaqje spektakolare për publikun.
Diaspora Meeting është shndërruar ndër vite në një nga aktivitetet më të njohura verore për komunitetin e automobilizmit, duke mbledhur pjesëmarrës dhe vizitorë nga Kosova, diaspora dhe vendet e rajonit. Organizatorët presin që edhe edicioni i sivjetmë të tërheqë një numër të madh të apasionuarve pas makinave dhe sporteve motorike.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













