Kosova
Riho Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por nevojiten reforma
Eurodeputeti tha se gjatë vizitës në Prishtinë zhvilloi takime me drejtues institucionalë për të diskutuar zhvillimet politike dhe procesin e integrimit evropian.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, duke theksuar se rruga drejt anëtarësimit kërkon zbatimin e reformave, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në platformën X, pas takimeve të zhvilluara gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Terras bëri të ditur se ka diskutuar me përfaqësues të institucioneve të Kosovës për zhvillimet politike dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Përshëndetje nga Prishtina! Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën e Kosovës dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma. Po punojmë për këtë”, shkroi Terras në platformën X./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












