Lajme
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër
Diferenca mes pagave të larta dhe atyre të ulëta po vazhdon të rritet, ndërsa kostoja e jetesës po rëndon më shumë mbi punëtorët me të ardhura më të ulëta.
Hendeku mes pagave të larta dhe atyre të ulëta po zgjerohet edhe më shumë, sipas të dhënave të fundit për tregun e punës, transmeton albinfo.ch.
Punonjësit me të ardhura më të larta kanë përfituar rritje më të madhe të pagave, ndërsa ata me paga më të ulëta kanë pasur rritje më të kufizuar. Kjo ka bërë që diferenca në të ardhura të thellohet edhe më tej.
Ekspertët e lidhin këtë zhvillim me kërkesën e madhe për profesionistë të kualifikuar në sektorë si teknologjia, financat dhe farmaceutika, ku pagat janë rritur më shpejt. Në anën tjetër, sektorët me paga më të ulëta nuk kanë pasur të njëjtin ritëm rritjeje.
Rritja e kostos së jetesës ka ndikuar më së shumti tek familjet me të ardhura të ulëta, duke dobësuar fuqinë blerëse dhe duke rritur shqetësimet për pabarazinë ekonomike.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit













