Futboll
Lumbardha Misini transferohet te Bayer Leverkusen, Servette regjistron shitjen më të madhe në histori
Futbollistja shqiptare vazhdon karrierën në Bundesligë, ndërsa klubi zviceran e cilëson transferimin si më të rëndësishmin që ka realizuar ndonjëherë
Futbollistja e Kosovës, Lumbardha Misini, do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, pasi është transferuar te Bayer Leverkusen, përcjell albinfo.ch.
Klubi zviceran Servette FCCF ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me Bayer Leverkusenin, duke bërë të ditur se ky është transferimi më i madh në historinë e klubit dhe shitja më e rëndësishme e realizuar ndonjëherë nga skuadra zvicerane.
Misini iu bashkua Servettes në verën e vitit të kaluar nga Trabzonspor dhe gjatë sezonit zhvilloi 25 ndeshje, duke spikatur me paraqitjet e saj dhe duke tërhequr interesimin e një prej klubeve më të mëdha të futbollit gjerman.
Transferimi te Bayer Leverkusen shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistes kosovare, e cila tani do të garojë në Bundesligën e Gjermanisë, një nga kampionatet më cilësore të futbollit të femrave në Evropë.
Në klubin e ri, Misini do të mbajë fanellën me numrin 34, të njëjtin numër që e mbante kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë periudhës së tij te Bayer Leverkusen, kur klubi fitoi titullin e parë në historinë e Bundesligës.
Ky transferim përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për futbollin e Kosovës dhe dëshmon se futbollistet kosovare po vazhdojnë të fitojnë hapësirë në klubet elitare të futbollit evropian./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë













