Lajme
Në Evropë, gratë zënë 30 për qind të ulëseve në parlamente dhe qeveri
Gratë kanë zënë 32 për qind të ulëseve në parlamentet shtetërore në Bashkimin Evropian më 2019. Kjo përqindje është rritur nga viti 2003, kur gratë zinin vetëm 21 për qind të ulëseve në parlamentet shtetërore.
Përqindja më e lartë e grave në Parlament është në Suedi.
Teksa përqindja e deputeteve dallon nga vendi në vend në BE, asnjë shtet evropian s’ka pasur më shumë deputete se Suedia, sipas të dhënave të Eurostatit, të publikuara për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Më 2019, Kuvendi i Suedisë kishte në përbërje 48 për qind deputete, ai i Finlandës 47, ndërsa Belgjika e Spanja kishin nga 42 për qind.
Në shkallën më të ulët janë Hungaria me 12, Malta me 15, Qipro 18 e Kroacia dhe Rumania me nga 20.
Më shumë se gjysma e kabinetit qeveritar përbëhet nga gratë në Finlandë e Suedi
Përqindja e grave, pjesë e kabinetit qeveritar, në BE është ngritur nga 23 për qind më 2003 në 31 për qind më 2019.
Finlanda prin me 58 për qind të kabinetit të përbërë nga gratë, e ndjekur nga Suedia me 52. Spanja e Austria kanë nga 50 për qind, e Franca ka 49.
Më së paku ka Malta me nëntë për qind, e ndjekur nga Greqia me 10, Estonia me 13 e Hungaria me 14, transmeton Koha.net.
Numri i presidenteve dhe kryeministreve në 27 shtetet e Bashkimit Evropian u rrit po ashtu. Më 2019, ishin katër kryeministre në BE, derisa më 2003 s’kishte asnjë.
Kosova ka 39 deputete, apo 32.5 për qind të shpërndarjes totale. Me këtë përqindje, Kosova do të qëndronte në grafikën e Eurostatit, afër Gjermanisë dhe Holandës.
Në Qeveri nga 15 ministri, Kosova ka pesë ministre, apo 33 për qind, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












