Shqipëria
Efektet në ekonomi, Covid-19 do të ulë me 200 milionë USD remitancat në Shqipëri
Duket se pandemia e Covid-19 pritet që të godasë dërgesat që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre duke i reduktuar ato me 28% në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.
Në një raport të Bankës Botërore, e cila e konsideron rënien si më të mprehtën të historisë moderne, llogaritet që në të gjithë globin remitancat do të tkurren me 100 miliardë dollarë.
Në Shqipëri pritet që për këtë vit sipas këtyre të dhënave, të ketë një rënie prej 200 milionë dollarësh nga këto dërgesa. Vitin e shkuar dërgesat e emigrantëve arritën në total 760 milionë dollarë, duke u rritur me 5% krahasuar me 2018-n.
Banka Botërore thotë se kriza e pandemisë dhe bllokimi i ekonomisë është duke goditur më shumë vendet e punës ku të punësuar janë emigrantët, të cilët janë dhe shtresa më vulnerabël në këto shtete, të cilët ndonjëherë puna në informalitet nuk i jep trajtim social.
“Në të shkuarën remitancat kanë patur një natyrë kundër-ciklike, ku emigrantët kanë dërguar më shumë para në shtëpi gjatë kohëve të krizave. Por këtë herë pandemia ka goditur të gjithë vendet duke krijuar pasiguri të shtuar.”
Banka Botërore pret një rikuperim të këtyre dërgesave për të gjithë shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme gjatë vitit të ardhshëm, megjithatë raporton se e ka të vështirë për të bërë vlerësime të sakta në vlera. Në Shqipëri të ardhurat e emigrantëve përbëjnë 9.5% të prodhimit kombëtar të vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














