Jeta në Zvicër
Edhe shkollat obligative në kantonin e Cyrihut rifillojnë funksionimin më 8 qershor
Shkollat obligative në kantonin e Cyrihut do të nisin funksionimin e plotë në 8 qershor 2020 dhe kufizimi i madhësive të grupit në 15 nxënës nuk është më i zbatueshëm, përcjellë albinfo.ch.
Mësimi do të mbahet përsëri sipas orarit të rregullt dhe masat e distancës dhe higjenës do të vazhdojnë të zbatohen.
Parimet themelore për covid-19 të BAG-së (Zyra Federale e shëndetit) për shkollat obligative vazhdojnë të zbatohen ( përfshirë asnjë ngjarje dhe asnjë kampe, rregullore për ushqim).
Lënda zgjedhore, kurse vullnetare dhe mësime të HSK-së (mësimi në gjuhën amëtare) mund të zhvillohen përsëri në klasë.
Mësimdhënësit me një rrezik të shtuar shëndetësor ende nuk kanë nevojë të mbajnë orë mësimi.
Rifillimi i kujdesit të rregullt nga 8 qershori 2020
Nga 8 qershori 2020 fillon mesimi prezent në klasa të zakonshme si dhe kujdesi për fëmiët me mbikëqyrje të rregullt do të filloj. Nga 16 marsi deri në 8 qershor 2020 shkollat nuk kanë mundur të ofrojnë kujdes për shkak të krizës së koronës. Prandaj, nuk do të lëshohet asnjë faturë për këtë kohë.
Ju mund të ndryshoni ose anuloni përkujdesjen e rregullt të fëmijëve në 1 korrik 2020 dhe mund të regjistroheni për kujdesin e fëmijëve gjatë pushimeve verore deri më 15. qershor 2020 ( në internet ose përmes drejtuesve të kujdesit të shkollës tuaj)
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë













