Shqipëria
Zyrtare: Polonia vendos lejimin e fluturimeve në Shqipëri
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bëtë të ditur autoritetet polake kanë vendosur për lejimin e fluturimeve ndërkombëtare me një sërë shtetesh, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga data 1 korrik 2020, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, duhet theksuar se mundësia për të hyrë në territorin e Polonisë është për shtetasit polakë, si dhe të huajt që:
- janë martuar me shtetas polakë, fëmijë të shtetasve polakë dhe persona nën kujdesin e shtetasve polakë;
- janë mbajtës të Kartës Polake;
- pjesë e misioneve diplomatike;
- kanë leje qëndrimi të përkohshme ose përhershme në Poloni;
- kanë të drejtë për të punuar në Poloni, përfshirë punëtorët ndërkufitarë;
- drejtojnë një automjet të përdorur për transport të mallrave.
- kryejnë transport ndërkombëtar rrugor ose transport të kombinuar, që kalojnë nëpër territorin e Polonisë a) me qëllim të marrjes së një periudhe pushimi, b) pasi të kalojnë një periudhë pushimi jashtë vendit ose pushim nga kryerja e punës;
- janë nxënës të shkollës dhe studentë që studiojnë në Poloni;
- janë rezidentë në një nga vendet anëtare të BE-së, të EEA-së dhe Zvicrës (apo bashkëshortë dhe fëmijë të tyre), dhe për qëllime tranziti nevojtet të kalojnë në territorin e Republikës së Polonisë drejt vendit të qëndrimit.
Ndërkohë sa i përket regjimit në fuqi për qytetarët shqiptarë, aktualisht Qeveria polake po punon për rregullore të reja për zgjerimin e kategorive të personave që mund të hyjnë në Poloni nga Shqipëria. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët









