Lajme
Bilanc pozitiv: Të gjithë udhëtarët në trenat e Zvicrës bartin maska
"Nga këndvështrimi i SBB, bilanci për bartjen e maskave është jashtëzakonisht pozitiv: praktikisht të gjithë pasagjerët e trenit ndjekin detyrimin për të vendosur maska kur udhëtojnë me tren"
Një vlerësim fillestar i bërë javë pas bërjes të detyrueshme të vënies së maskës në transportin publik tregon se praktikisht të gjithë udhëtarët në Zvicër janë duke respektuar rregullin, shkruan sda.ch. Kompanitë e transportit, duke filluar nga ato hekurudhore, të autobusëve dhe anijeve, shprehen të gjitha të kënaqura me displinën e treguar nga klientët e tyre, transmeton albinfo.ch. Vetëm vendosja e maskave nga udhëtarët në kuvertat e zbuluara të anijeve shkakton debate.
“Nga këndvështrimi i SBB, bilanci për bartjen e maskave është jashtëzakonisht pozitiv: praktikisht të gjithë pasagjerët e trenit ndjekin detyrimin për të vendosur maska kur udhëtojnë me tren”, ka thënë Martin Meier, zëdhënës i SBB, i pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Në rastet kur pasagjerët nuk mbajnë maskë, ata i vendosin ato pasi që udhëzohen nga stafi ose spontanisht marrin një maskë nga udhëtarët e tjerë, ka thënë më tutje Meier.
Kompania nuk ka bërë ndonjë llogari se sa shpesh i është dashur SBB-së të ndërhynte në rast mosrespektimi të këtij detyrimi, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu edhe kompania e udhëtimit me autobusë, Postauto është e kënaqur me zbatimin e rregullit të ri. Detyrimi për maskë është përmbushur shumë mirë që në fillim, thonë Postbus. Vetëm deri në rreth pesë për qind e udhëtarëve kanë udhëtuar pa maska, përcjell albinfo.ch. Bernmobil, ashtu si dhe Autoriteti i Transportit Publik në Cyrih (VBZ), kanë shprehur vlerësime të ngjashme pozitive.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














