Lajme
I vë zjarrin vetes në protestën kundër politikës zvicerane të azilit
Ngjarja ka ndodhur para Pallatit Federal, në Bernë. Personi në fjalë pësuar lëndime dhe është bartur në spital me autoambulancë
Në kuadrin e një demonstrimi kundër qendrave për dëbim të azilkërkuesve në kantonin e Bernës, në pasditen e sotme një person i ka vënë vetes zjarrin, shkruan bernerzeitung.ch. Ngjarja ka ndodhur para Pallatit Federal, në Bernë, transmeton albinfo.ch. Personi në fjalë pësuar lëndime dhe është bartur në spital me autoambulancë.
Sipas agjencisë Keystone-SDA, një pjesëmarrës i demonstrimit ka konfirmuar përmbajtjen e këtij lajmi në një Twitter të gazetës “Megafon” që është organ i Qendrës Kulturore Autonome të qytetit të Bernës.
Një zëdhënës i policisë së kantonit të Bernës ka konfirmuar gjithashtu se një incident kishte ndodhur në një tubim afër Pallatit Federal, përcjell albinfo.ch. Zëdhënësi Dominik Jäggi po ashtu ka thënë se ky person ishte dërguar në spital me lëndime. Por, ai akoma nuk mund të jepte informacione më të sakta për rrethanat e ngjarjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













