Lajme
Sommaruga falënderon të gjithë ata që kanë mbajtur gjallë jetën gjatë krizës
Në fjalimin e saj zyrtar të radios dhe televizionit më 1 gusht, Presidentja Federale Simonetta Sommaruga ka falënderuar zviceranët për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre në kohë krize
“Kur e kërkon puna, ne jemi më shumë se 26 kantone dhe më shumë se tetë milionë e gjysmë banorë”, është shprehur Sommaruga, duke përmbledhur në pak fjalë solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar duke iu referuar pandemisë së koronavirusit në muajt e fundit.
Ajo është treguar e prekur veçanërisht nga letra e një fermeri malor që ajo kishte marrë javë më parë. Ai kishte vendosur një pjesë të pensionit të tij AHV në zarf. Kriza ka goditur të gjithë, është i nevojshëm solidariteti, kishte shkruar ai. Paratë tani janë tek ata që kanë nevojë, ka thënë Sommaruga, transmeton albinfo.ch
Ashtu si fermeri malor, sipas Sommaruga, kanë vepruar edhe shumë njerëz tjerë. Ata kanë përkrahur njëri-tjetrin. Prandaj ajo do të donte që sot t`u thotë faleminderit për këtë të gjithë atyre që mundësuan mbajtjen e jetës gjatë krizës së koronës.
Zvicra është shumë më shumë se tetë milionë e gjysmë banorët që i ka, ka thënë ajo. Pavarësisht Coronës, vendi nuk është ndalur asnjëherë. Tramvajet kanë ecur, posta ka mbërritur në destinacion, ka pasur energji elektrike të mjaftueshme, deponimi i mbeturinave është kryer dhe shkollat janë riorganizuar.
Por, kriza e koronës nuk ka mbaruar ende, tha Sommaruga. Numri i infeksioneve rritet përsëri. Secili prej nesh është i nevojshëm tani”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











