Lajme
Zvicër: 181 infeksione brenda 24 orëve të fundit
1706 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 deri më sot. Ky numër nuk ka ndryshuar që nga një ditë më parë që dmth se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur të vdekur
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 181 infeksione të reja me virusin e koronës. 130 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të martën, 66 të hënën dhe 138 të dielën, njofton srf.ch.
Deri më sot ka pasur gjithsej 35.927 raste të konfirmuara nga laboratori me Covid-19 ndërsa 1706 njerëz kanë vdekur, nga ata që ishin testuar pozitivisht për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Ky numër nuk ka ndryshuar që nga një ditë më parë që dmth se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur të vdekur.
Gjithsej 4.354 persona është dashur të shtroheshin në spital që nga fillimi i pandemisë, transmeton albinfo.ch. Ky numër është vetëm për një më shumë se ai i një dite më parë.
1370 persona janë izoluar për shkak të përcjelljes së kontakteve. èp asjtu 16.269 njerëz janë futur në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Në karantim ishin 4083 persona që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.
Këto të dhëna vijnë nga 25 kantone dhe Lihtenshtajni.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















