Lajme
Epidemiologu zviceran: Debati për vaksinimin e detyruar, i panevojshëm
Sigurisht që do të ketë njerëz të cilët nuk duan të vaksinohen - për arsyet e tyre që duhet të respektohen, ka thënë Marcel Tanner
Në luftën e saj kundër koronavirusit, Zvicra duhet të shmangë mosmarrëveshjet lidhur me vaksinimin e detyrueshëm.
“Ky do të ishte një diskutim i gabuar, thotë epidemiologu nga Bazeli, Marcel Tanner. Ai është njëherësh edhe anëtar i grupit federal të punës (Task Force) Covid-19
Sigurisht që do të ketë njerëz të cilët nuk duan të vaksinohen – për arsyet e tyre që duhet të respektohen, ka thënë Tanner për gazetat e grupita medial Tamedia.
Por nëse 80 për qind e njerëzve vaksinohen, atëherë mund të fitojmë imunitetin e tufës, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo do të arrihet madje edhe pa ndonjë grindje të panevojshme, për çështje anësore, siç është detyrimi ose jo për t`u vaksinuar.
Nga ana tjetër, Tanner paralajmëron gjithashtu kundër pritjeve për vaksinën, pritje që sipas tij janë shumë të larta, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se vaksinat e gjeneratës së parë zakonisht nuk janë ende ideale dhe prandaj sigurojnë vetëm mbrojtje të pjesshme.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













