Lajme
Shkollat në Zvicër duhet të qëndrojnë të hapura
Shkollat duhet të qëndrojnë të hapura, thonë arsimtarët dhe task forca shkencore
Shkollat e detyrueshme në Zvicër nuk duhet të mbyllen menjëherë për shkak të Covid-19, u konkludua në një konferencë shkencore të qeverisë dhe Konferencës së Ministrave Kantonal të Arsimit.
Përfundimet e konferencës, të cilat iu paraqitën qeverisë të mërkurën, thonë se kantonet presin të mbajnë shkollat e hapura si në nivelin fillor, ashtu edhe në atë të mesëm. Mbyllja e shkollave do të kishte një ndikim negativ si në shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, ashtu edhe në shkollimin e tyre, tha ai.
Nga ana e saj, qeveria tha se nuk kishte në plan të merrte përsipër vendimmarrjen kur bëhej fjalë për arsimin. “Kjo është në varësi të kantoneve”, tha Guy Parmelin, i cili mban Presidencën e radhës të Zvicrës këtë vit, në një konferencë për media të mërkurën.
Task forca shkencore e qeverisë beson se mësimi në distancë duhet të urdhërohet vetëm nëse situata epidemiologjike bëhet e rrezikshme ose shumë e rrezikshme. Dhe, duhet të kufizohet në arsimin e mesëm.
“Masat e marra deri më sot kanë parandaluar shpërthime të mëdha në shkolla”, tha Parmelin. Sidoqoftë, masa të mëtejshme mund të jenë të nevojshme nëse variante të reja të koronavirusit do të përhapen gjerësisht, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














