Kosova
KQZ mund të dështojë në procesin e votave të diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është dashur që deri më 27 janar t’i ketë përfunduar procedurat e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, sipas planit operacional për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se pret që këto procedura të përmbyllen të dielën.
“Konsiderojmë që shumë shpejt do t’i përmbyllim këto afate në mënyrë që potencialisht të dielën t’u japim mundësi atyre që nuk e konfirmojnë përmes telefonit, apo nuk kemi mundur t’u qasemi përmes telefonit t’i japim të paktën një periudhë ku ata mund të na thërrasin neve në telefon me qëllim të konfirmimit”, ka thënë ai.
E mospërmbushja e afateve është kritikuar nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.
“Realisht ne si KQZ kemi dështuar t’i përmbushim këto afate. Tash po vjen në njëfarë mënyre siç e pash unë prezantimin më herët penalizimi i votuesve së KQZ-së si tërësi ose sekretariatit në tërësi për këtë rast. Sepse afati për sfidim ka qenë prej 25 deri 27. Ai është afati ligjor i aprovuar nga kjo KQZ në mbledhje kur është aprovuar edhe plani operativ”, ka thënë Alim Rama.
Reagim i ashpër pas mbledhjes së KQZ-së ka ardhur nga drejtori i organizatës “Germin”, Lirim Krasniqi, që merret me të drejtat e diasporës kosovare.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke dështuar ne procesin e votimit nga jashtë Kosovës. Nga rreth 170,000 aplikime, prej 22 janarit e deri me sot, janë vlerësuar rreth 60,000 (35%), prej të cilave janë telefonuar rreth 45,000 (26%). Pra, janë mbi 100,000 aplikime (65%) për t’u vlerësuar dhe telefonuar kur kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë nga fillimi i votimit nga jashtë (2-12 shkurt), dhe vetëm 2 ditë nga koha kur KQZ duhet të publikojë listën finale të votuesve nga jashtë (edhe kjo pa lejuar afat për ankesa). Gjasat janë të mëdha që mijëra qytetarë të humbin të drejtën e votës, sepse më nuk ka kohë as për ankesa. Krejt kjo dëshmon që vendimi për telefonimin e votuesve nga diaspora nuk ka qenë i menduar e as i planifikuar paraprakisht për t’u zbatuar. Çfarëdo lloj arsyetimi nga KQZ-ja, është vetëm tentim për t’i ikur përgjegjësisë”, ka thënë ai.
KQZ-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS për kapacitetet e sektorit të telefonatave. E gjatë mbledhjes është thënë se telefonatat kryhen gjatë 24 orëve.
Organizata “Germin” i ka bërë kërkesë zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, për t’ua lejuar vëzhgimin e procesit, por ai nuk i është përgjigjur.
Elezi është arsyetuar se nuk është personi ku duhen drejtuar kërkesat për akreditim, por është Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim./Koha
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër












