Kosova
Rama: Turizmin e shpëtuan kosovarët
Kryeministri Edi Rama është shprehur se hotelet ishin plot, megjithëse çmimet nuk u ulën në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se shtetasit nga Kosova, por edhe shqiptarët në Shqipëri, shpëtuan turizmin në këtë vend, ndërkohë që operatorët turistikë nuk është se i kanë ulur çmimet. Kjo është pranuar nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë vlonjatë të premten.
“Unë dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave ma konfirmoi atë që di në fakt, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Ndërkohë që pandemia ishte realisht e frikshme për sektorin, por lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri nuk mundën të ikin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot”, tha Rama.
Po ashtu ai shtoi se nuk beson që “kur i keni marrë paratë, nuk u janë dukur më pak se po jua japin shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, se nuk është se i ulët çmimet”.
“Ky sezon ka qenë një provë domethënëse e faktit se sa shumë para shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm dhe përgjithësisht shkojnë jashtë. Tjetra që e ka ndihmuar shumë sektorin, që është indirekte, ka qenë që shumë nga shqiptarët që janë mësuar përndryshe të iknin në Budva, në Greqi, në Itali, në Spanjë e në Turqi, njohën Shqipërinë. Kjo është konkrete. Një pjesë e madhe e tyre dinin Tiranë–Durrës, maksimumi deri në Vlorë, dhe këtu mbaronte puna e tyre”, tha Rama.
Megjithatë, në vitin 2020, turizmi në Shqipëri si sektor i ekonomisë është pa diskutim më i godituri nga pandemia. Varësia e ekonomisë shqiptare nga turizmi është pikërisht arsyeja pse goditja në ekonominë e përgjithshme ka qenë më e madhe në Shqipëri së në vendet e tjera të rajonit, gjë të cilën e kanë nënvizuar shumë institucione ndërkombëtare, që nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), FMN e deri te “Standard and Poor”-s së fundmi.
Numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2020 është 1.379.360 persona. Megjithëse me një rënie prej 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri për vitin 2020, që llogaritet më e ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit e Evropës. Ndërkohë që në muajt e vjeshtës, por edhe në ata të fillimdimrit, numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë ka njohur rritje krahasuar me muajt e verës.
Qytetarët nga Kosova i kanë bërë sfidë pandemisë kur vjen puna për të udhëtuar në Shqipëri. Në tremujorin e katërt të vitit 2020 numri i qytetarëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë ka qenë 519.435 persona, nga 407.760 persona që e kishin vizituar në tremujorin e katërt të vitit 2019, duke shënuar një rritje prej 27.4%. Ndërkohë që në përgjithësi në Shqipëri, numri i vizitorëve në tremujorin e katërt të vitit 2020 gjithsej është ulur me 41,2 % në krahasim me tremujorin e katërt 2019. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është ulur me 58,4 % në krahasim me tremujorin e katërt 2019. Numri i net-qëndrimeve për tremujorin e katërt 2020 ndjek të njëjtin trend me numrin e vizitorëve. Vlora mban vendin e parë me 31.1% për sa u përket rezervimeve të kryera nëpërmjet agjencive të udhëtimit, apo operatorëve turistikë. Qyteti bregdetar i Vlorës në jug të Shqipërisë mban vendin e parë me 38.8% edhe për sa u përket të rezervimeve mbi format e akomodimit, pasuar nga Korça me 20.1%.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe














