Tematike
“Vdekshmëria e rritur nga korona nuk e zbut aspak problemin e pensioneve”
"Deri më tani, qeveria federale ka numëruar 9,100 vdekje nga pandemia - kjo ka pasoja të papërfillshme në numrin prej 2.4 milionë pensionistëve AHV"
Drejtori i Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore (FSIO) përshkruan pasojat negative të pandemisë për financat, por edhe për kthimin e synuar në punë, të atyre që kanë humbur punën.
Stéphane Rossini, nën kompetencat e të cilit është edhe Zyra Federale e Pensioneve të moshës e trashëgimisë (AHV) dhe të invaliditetit (IV) , rrah alarmin.
“Deficitet e priturra të AHV janë edhe më të mëdha se sa pritej para krizës dhe do të duhet më shumë kohë derisa të shlyhen borxhet” është shprehur Rossini në një intervistë me “Neue Zürcher Zeitung”.
Problemet qëndrojnë kryesisht te të ardhurat, thotë ai. Kontributet nga pagat dhe TVSH-ja do të bien në mënyrë të pashmangshme nëse papunësia vazhdon të rritet dhe konsumi të ulet, transmeton albinfo.ch.
Kriza aktuale po konfirmon faktin se AHV vështirë se mund të financohet në planin afatgjatë pa rritje ekonomike.
As vdekshmëria e rritur nuk “ndihmon”
Edhe me vdekjet e shumta të njerëzve të moshuar gjatë krizës së koronavirusit, Zvicra nuk mund të shmangë reformat në shërbimet sociale, thotë drejtori i BSV.
“Ne e dimë që vitin e kaluar kishte vdekshmëri të shtuar. Por sa kohë do të kishin jetuar këta njerëz po të mos ishte koronavirusi, është e paqartë “. Prandaj, nuk është e mundur të llogaritet se sa të mëdha janë kursimet e bëra nga AHV nga shtimi i vdekjeve.
“Numrat që aktualisht po qarkullojnë, janë spekulime të pastra”, thotë Rossini, përcjell albinfo.ch. Deri më tani, qeveria federale ka numëruar 9,100 vdekje nga pandemia – kjo ka pasoja të papërfillshme në numrin prej 2.4 milionë pensionistëve AHV.
“Vdekjet nga koronavirusi nuk përbëjnë as përafërsisht zgjidhje të problemeve të AHV”.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












