Lajme
Franca nis hapjen nga 3 maji
Kryeministri francez, Jean Castex, detajoi sot kalendrin për lehtësimin gradual të masave të marra për të luftuar pandeminë, me kufizimet në lëvizje që do të hiqen gjatë ditës duke filluar nga 3 maji, si edhe me rihapjen e bizneseve jothelbësore rreth mesit të majit, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Kulmi i valës së tretë të epidemisë duket pas nesh, me një rënie të vërtetë të qarkullimit viral për dhjetë ditë”, tha Castex në një konferencë shtypi.
“Franca gjithashtu ka arritur majën e valës së shtrimeve në spital dhe ne mund të shpresojmë për fillimin e një zbritjeje brenda pak ditësh”, shtoi ai.
Kryeministri theksoi se lista e lehtësimeve nuk është e fiksuar përfundimisht, ajo do të shoqërohet nga kushte të veçanta, nëse është e nevojshme territoriale, të cilat do të evoluojnë nëpër faza.
Në lidhje me shkollat, fillimi i vitit shkollor do të jetë ashtu siç është planifikuar: nga e hëna 26 prill në çerdhe dhe shkolla fillore, kurse nga 3 maj për nxënësit e shkollave të mesme dhe larta.
Epidemia COVID-19 duket se është në rënie në Francë, por shumë ekspertë shëndetësorë paralajmërojnë për brishtësinë e rënies, duke qenë se edhe presioni në sistemin shëndetësor mbetet i fortë, me 30 634 pacientë të shtruar në spital, përfshirë gati 6 000 në kujdes intensiv, sipas shifrat e fundit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














