Lajme
Mesazhi i urimit të komunitetit mysliman shqiptar në Zvicër për Festën e Kurban Bajramit
"Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.” (El-Haxh, 37.)
Të nderuar vëllezër e motra, imamë, kryetarë të xhamive anëtarë të KMSHZ-së dhe gjithë ju xhematlinj të nderuar!
Kam kënaqësinë që në emër të kryesisë së KMSHZ-së dhe në emrin tim personal, t’jua uroj Kurban Bajramin, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që t’i pranojë prej nesh adhurimet dhe punët e tjera të mira, në veçanti kurbanat, që janë simbol i kësaj feste.
Festa e Kurbanit, apo siç njihet në vokabullarin e popullit tonë Kurban Bajrami, këtë vit dhe vitin e kaluar, na vjen në një kohë kur gjendja pandemike ende vazhdon të jetë prezente në shumë vende me masa të caktuara kufizuese, që më dukshëm manifestohet në kryerjen e kushtit të pestë të Islamit, Haxhit. Megjithatë, gëzimi, hareja dhe urimet do të vazhdojnë ta zbukurojnë festën e Kurbanit dhe ta mposhtin ankthin e pandemisë.
Po ashtu, këtë vit Kurban Bajrami i gjen bashkatdhetarët tanë në një numër të madh me pushime në vendlindje, dhe kjo është një ndjenjë e veçantë që ta kalojnë këtë Bajram së bashku me familjen më të gjërë në trojet tona etnike.
Kurbani në qenësinë e tij e reflekton natyrën humane të myslimanit dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë për qenien njeri, për shoqërinë dhe dashurinë e thellë që myslimani e ushqen ndaj kësaj krijese të dalluar të Allahut, njeriut, si dhe gatishmërinë e tij që ta lufton diskriminimin e njeriut në bazë të pozitës sociale. Madje, Islami aq lart e vlerëson njeriun, pa bërë dallime sociale, sa që për të varfërit i obligon pjesëtarët e vete që të festojnë, që në fakt, festojnë për humanitet, solidaritet, barazi sociale dhe dashuri ndaj njeriut.
E lusim Allahun e Madhërishëm t’i pranojë adhurimet tona në këto ditë të bekuara të këtij muaji të shenjtë, të na mbrojë neve, familjet tona dhe të gjithë njerëzimin nga të këqijat e të gjitha natyrave, dhe kalofshi ditë të këndshme ne trollin ku u përkundët në djep, e u kthefshi shëndosh e mirë në vendet e punës.
Me fat festa e madhe e Kurban Bajramit!
Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











