Muzikë
Zëri i artit shqiptar në Zvicër
Të shtunën, më 21 gusht, në qiellin e hapur të qendrës së Renens tingëllonte zëri i artit shqiptar, ishin mbledhur të gjithë nacionalitetet e huaja, ku në mesin e tyre nuk mungoi as popullata shqiptare e kantonit VD, e cila ishte organizuar nga Sektori i Integrimit të Komunës së Renens.
Në fillim të mbrëmjes u shfaq ekrani gjigant, me filmin e prezentuar ‘’Zvicra”, një film dokumentar i realizuar nga dy regjisorët, njëri shqiptar e tjetri zvicran, e që do të vazhdojë turnen e shfaqjes në disa qytete të Zvicrës frankofone dhe më pas do të transmetohet në RTS (Radio televizionin zvicran) në nëntor.
Flitet për aktualitetin e tanishëm: filmi trajton identitetin zviceeran, përmes komunitetit të madh kosovare që gjendet në Zvicër. Origjina e tij filloi të gjurmohet që nga ndeshja Zvicër-Shqipëri gjatë Euro 2016, midis vëllezërve Xhaka. Në atë kohë, shumë media kombëtare (Le Temps, 24heures, LeMatin. ch, 20 minuta në internet) tashmë po merreshin me këtë çështje vërtete publike, thotë regjisori Benoît Goncerut.
Ai shton që: Zvicra është përballur gjithmonë me një pyetje të fortë të identitetit. Si kurse unë që jam “zviceerane i vërtetë” – e në vitin 2018 i kam bërë pyetje vetës shumë herë, e që ishte shumë e vështirë për mua të kuptoj se çfarë do të thotë “të jesh zviceeran”? Identitetet tona nuk janë vendosur në gur, ato evoluojnë dhe ndryshojnë.
Përshtaten me kalimin e kohës. Prandaj: filmi vë në dyshim evolucionin e ADN-së së vendit tonë, sipas valëve të ndryshme të emigracionit.
Filmi Zvicra është prodhuar nga Visceral Films, në bashkëprodhim me Radio Televizionit të Zvicrës (RTS). Filmi është shkruar dhe drejtuar nga Fisnik Maxhuni dhe Benoît Goncerut.
Imazh dhe redaktimi nga Jules Guarneri dhe muzikë e kompozuar nga Goris Bétaz.
Poster: Antoine Brack
Mbas përfundomit të filmit Zvicra, instrumentet morën vendin e tyre, dhe startoi kënga Në tren për Prezeren, Mihane, xhamadani vija-vija, Molla me shërbet, ku kësaj mbrëmje i dhe tingull grupi me këngët e rockut kosovar ART BAND, një grup nga Lozana, të cilët performuan muzikën shqipe.
Ritmi, muzika e bukur, performanca e shkëlqyer e këtyre djemve që e bërën me shume pasion dhe me profesionalizëm, ishin në nivel të lartë artistik, ku kjo vu re nga disponimi i të gjithë pjesëmarrësve.
Arti është identiteti ynë kulturor, që na bën të ndjehemi krenarë me atë që prezentojmë kudo që jemi. Andaj, kjo i tejkalon të gjitha barrierat, sepse arti është diçka universale, shprehet vokalisti dhe gitaristi i grupit, Flamur Sherifi. Hitet që lanë gjurmë ndër vite nga grupet legjendare shqiptare, atë mbrëmje jehuan deri në orët e vonshme të mbrëmjes nën tingujt e ART Band.
Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















