Lajme
Origjina e koronavirusit, shansi i fundit për të mësuar të vërtetën
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deklaroi se ngritja e një grupi të ri pune mund të jetë shansi i fundit për të zbuluar origjinën e Covid-19
OBSH, ka emëruar 26 ekspertë për t’u bashkuar me ekipin, Sago, një grup shkencor që merret me studimin e origjinave të patogjenëve të rinj.
Më shumë se një vit e gjysmë më parë, që nga zbulimi i virusit në qytetin kinez të Uhan, pyetja se si u shfaq për herë të parë, mbetet ende e paqartë për shkencëtarët.
Ky ekip shkencëtarësh do të marrë në studim dy hipoteza, e para; nëse virusi ka dalë nga kafshët përmes tregjeve të mishit në Uhan dhe e dyta, nëse rrjedh nga një gabim laboratorik, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Kina e ka hedhur poshtë me forcë hipotezën e dytë.
Në shkurt, një ekip i OBSH-së, i ngarkuar me hetimin e origjinës së COVID, fluturoi për në Kinë dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por sipas tyre për ta vërtetuar një hipotezë të tillë duhej më shumë punë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr.Tedros Adhanom Ggebreyesus, më vonë, tha se hetimi ishte penguar nga mungesa e të dhënave dhe transparencës nga pala kineze.
Anëtarët e propozuar të grupit Sago, përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën si pjesë e ekipit të mëparshëm.
Mësohet se përveç origjinës së koronavirusit, ky grup ekspertësh do të studiojë edhe origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.
“Të kuptuarit se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e epidemive në të ardhmen”, tha Dr.Tedros.
Në një editorial të përbashkët për revistën shkencore “Science”, Dr.Tedros dhe disa zyrtarë të tjerë të OBSH-së thanë se “një aksident laboratorik nuk mund të përjashtohet”.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve










