Lajme
Si i kaluan sfidat drejt suksesit sipërmarrësit e famshëm në botë
Shumica e njerëzve më të suksesshëm në globin tonë kanë pasur një sërë sfidash, nëpër të cilat ata nuk kanë lejuar të dorëzohen, e kësisoj kanë prekur majat e suksesit. Po i rendisim vetëm disa prej tyre, të cilët pa dyshim janë emra shumë të njohur.
Bill Gates
Bill Gates është tani një nga njerëzit më të pasur të botës, por rruga e tij nuk ka qenë një udhëtim i lehtë drejt suksesit. Gates ka hyrë në skenën sipërmarrëse me një kompani të quajtur Traf-O-Data, e cila kishte për qëllim analizimin e të dhënave nga kasetat e trafikut. Ai u përpoq të shiste idenë bashku me partnerin e tij të biznesit, Paul Allen, por produkti mezi punoi. Ishte një katastrofë e vërtetë. Megjithatë, dështimi nuk e ndaloi Gates për të eksploruar mundësi të reja. Kështu, disa vite më vonë, ai krijoi produktin e tij të parë Microsoft dhe nisi një rrugë të re drejt suksesit.
Walt Disney
Walt Disney është biznesmeni mbrapa parkut shumë të suksesshëm “Walt Disney World”. Walt Disney thuhet se u shkarkua nga një redaktor gazete, sepse nuk kishte ide të mira dhe nuk kishte imagjinatë. Në përpjekje për të vazhduar, Disney formoi kompaninë e tij të parë të animacionit, e quajtur Laugh-O-Gram Films. Ai e ngriti kompaninë me 15,000$, por në fund u detyrua ta mbyllte atë, pas mbylljes së një kompanie shpërndarëse, partnere të rëndësishme të tij. Disney World aktualisht është vlerësuar me 35 miliardë dollarë.
Steve Jobs
Steve Jobs është një sipërmarrës i rëndësishëm për shkak të risive të tij të pakufishme, por edhe për shkak të rikthimit të tij nga një dështim pothuajse i parikuperueshëm. Jobs gjeti suksesin në të 20-tat e tij, kur Apple u bë një perandori. Por kur ai ishte 30 vjeç, bordi i drejtorëve të Apple vendosi ta pushonte nga puna. Jobs themeloi një kompani të re, të quajtur NeXT, e cila u ble më vonë nga Apple. Pasi rikthehet në Apple, Jobs provoi kapacitetin e tij duke lartësuar imazhin e kompanisë.
Oprah Winfrey
E cilësuar si “Queen of Daytime Talk TV” Winfrey u shkarkua nga puna, nga një stacion lajmesh në Baltimore. Por, Oprah vazhdoi me krijimin e një talk show shumë të suksesshëm të quajtur “The Oprah Winfrey Show. Vlera neto e Oprah-s është vlerësuar aktualisht në 2.7 miliardë dollarë.
Tim Ferris
Ai është i njohur për librin e tij më të mirë “The 4 Hour Workweek”. Ky libër u hodh poshtë nga 25 botues para se të hidhej në treg më në fund. Libri i Tim u shit në miliona kopje, duke e bërë atë një të njohur në botën e sipërmarrjes.
Arianna Huffington
Është e vështirë të besohet se një nga emrat më të njohur në botimet në internet është hedhur poshtë nga tre botuesit më të mëdhenj. Libri i dytë i Huffington, për të cilin ajo u përpoq shumë për ta publikuar shumë kohë më parë se ajo të ndërtonte perandorinë Huffington Post, u refuzua 36 herë para se të pranohej më në fund për botim. Natyrisht, Huffington i mposhti këto periudha të shkurtra dështimi dhe e ka forcuar emrin e saj si një nga “outlets” më të suksesshme në web.
Jeff Bezos
Amazon është një nga historitë më të mëdha të suksesit të kohës online. Por, para se Amazon të bëhej i famshëm, CEO i kompanisë kishte disa ide të dështuara. Një nga më të dukshmet ishte një site online ankand, i cili kishte evoluar në zShops, një markë që në fund dështoi. Megjithatë, CEO Jeff Bezos do të risillte idenë e tij në atë që në fund do të bëhej Amazon Marketplace.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













