Portrete të firmave
Swissalbs dhe inxhinieri që (s’) e mori çmimin Unternehmerpreis
Firma inxhinierike e Besnik Halilit “Halili + Partner” po e shtrinë gjithnjë e më tepër prezencën në fushën e ndërtimtarisë, veçmas tek ndërtimet e komplikuara, ku statistikat duhet të jenë tejet precize
Besnik Halili është inxhinier i ndërtimit, i specializuar në fushën sizmike. Konstruksionet që ai i projekton, garantojnë një qëndrueshmëri të lartë të objekteve në raste të aktivitetit sizmik. Studimet e tij rigoroze, veçmas në fushën sizmike, të përfunduara me master në Universitetin e Maqedonisë “Kiril dhe Metodi”, në Shkup – një vend i njohur për rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve, i ka avancuar me specializim në Zvicër.
Ai së fundi ishte në mesin e kandidatëve për çmimin Swissalbs “Unternehmerpreis 2021”. Aty albinfo.ch ka zhvilluar një bashkëbisedim me Besnikun, duke qenë se ai ishte në mesin e ngushtë të kandidatëve për të marrë këtë çmim. Pa harruar se shkrimi i para ca javëve për te, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm, jo vetëm tek lexuesit tanë, por edhe te shume media tjera.
“Po, është fakt se jam pjesëmarrës në këtë event, edhe pas dy cikleve të selektimit gjendem në top dhjetëshen e kandidatëve për të marrë këtë çmim. Për mua është diçka e veçantë, ata që më njohin e dinë rrugëtimin tim apo si ta them sfidat konglomerate. Këtu në këto ambiente shumë domethënëse shoh në çdo cep drejtues të shumë kategorive, pozitave, apo si ta them arritjeve në këtë vend. Besoj se këtu jemi të gjithë fitues, është ura e së ardhmes të kombit tonë”, është shprehur Halili për albinfo.ch.
Por, çfarë mendon ai për Swissalbs 2022? “Mendoj se çdo startup duhet të aplikojë, është diçka e madhe kjo që kanë bërë, mendoj se komunitetit tonë i mungojnë kësisoj organizimesh. Dhe, pse jo, vitin e ardhshëm e shohim edhe me një dimension krejt tjetër”, shtoi tutje Besniku.
Ai flet edhe për projektet e këtij viti, mirëpo nuk zbulon shumë. Megjithatë, Besniku është njëri nga inxhinierët që ka marrë vëmendjen e shumë investitorëve e sipërmarrësve të ndërtimeve. Firma inxhinierike e tij “Halili + Partner” po e shtrinë gjithnjë e më tepër prezencën në fushën e ndërtimtarisë, veçmas tek ndërtimet e komplikuara, ku statistikat duhet të jenë tejet precize.
Rreth përmbylljes së vitit ai thotë se viti 2021 për të ka qenë një vit me shumë sfida, mirëpo është viti ku ai ka përjetuar ngritjen më vertikale që mund ta imagjinonte. “Në këndvështrimin tim, kemi ende shumë punë për të bërë derisa ta mbyllim deri në fund të dhjetorit, por mund të them se kemi pasur një eksponencial të funksionit”, përfundoi inxhinieri Besnik Halili.
Swissalbs, diçka e madhe që “po i ndodh” diasporës sonë
Çfarë mendon ai për Swissalbs 2022? “Mendoj se çdo startup duhet të aplikojë, është diçka e madhe kjo që kanë bërë, mendoj se komunitetit tonë i mungojnë kësisoj organizimesh. Dhe, pse jo, vitin e ardhshëm e shohim edhe me një dimension krejt tjetër”, shtoi tutje Besniku.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm Folkgroup “Tradita” ndezi atmosferën në qendër të Stokholmit, ndërsa më 9 maj do të performojë sërish... -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online












