Lajme
Edhe “Siemens” largohet nga Rusia
Grupi teknologjik dhe industrial gjerman, Siemens AG, ka thënë se do të ndalë plotësisht operacionet në Rusi dhe do të largohet nga ky treg për shkak të pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë.
Në një deklaratë të lëshuar më 12 maj, kompania multinacionale ka thënë se ka nisur “procedurat për të ndalur operacionet dhe aktivitetet biznesore” në Rusi.
“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur të ndalim aktivitetin tonë biznesor në Rusi. Ky nuk ka qenë vendim i lehtë, duke marrë parasysh detyrën tonë për t’u kujdesur për punëtorët tanë dhe marrëdhënien afatgjatë me konsumatorët, në një treg ku kemi qenë aktivë për gati 170 vjet”, ka thënë presidenti i kompanisë, Ronald Busch, duke shtuar se “ne jemi duke ofruar ndihmë humanitare për kolegët tanë dhe njerëzit e Ukrainës dhe i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar në thirrjet për paqe”.
Prej kur Moska ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt, qindra kompani nga e gjithë bota janë larguar nga tregu i Rusisë.
Siemens më herët ka pezulluar aktivitetet biznesore në Rusi dhe Bjellorusi, e cila i ka ndihmuar Kremlinit në luftë.
Në Rusi, Siemens ka prodhuar pajisje shtëpiake.
Ajo ka prodhuar edhe trena elektrikë në një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë inxhinierike hekurudhore, Ural Locomotives, dhe ka ofruar mbështetje teknike për trenat e shpejtë elektrikë, Sapsan, të prodhuar nga Rusia./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












