Lajme
Pranvera e vonë, solli lulet në vendlindje
Albinfo.ch ekskluzivisht për audiencën e saj, veçmas për mërgimtarët tanë të Zvicrës, ka pasqyruar disa fotografi nga vendlindja, duke u ofruar pamje piktoreske të natyrës në këtë sezon kohe.
Pranvera është stinë e veçantë, simbol i gjallërisë për një fillim të mbarë. Kjo stinë e bukur duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj. Kosova po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës dhe pemëve.
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, nisur me atraksione të maleve të larta dhe fushave të gjelbëruara.
Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj, ku qielli më në fund është kthjellur, Kosova po pasurohet me ngjyra të reja, të bukura, pozitive, që vetëm stina e pranverës di t’i japë.
Albinfo.ch ekskluzivisht për audiencën e saj, veçmas për mërgimtarët tanë të Zvicrës, ka pasqyruar disa fotografi nga vendlindja, duke u ofruar pamje piktoreske të natyrës në këtë sezon kohe.
Këto pamje me mjeshtëri i kanë sjellë fotografët kosovarë, si: Arben Llapashtica, Vullnet Sadiku, Bess Hamiti, Dini Begolli dhe disa të tjerë, duke realizuar foto që po marrin vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Lubotenit – Vullnet Sadiku
Luboteni është maja më e bukur e maleve të Sharrit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut dhe është 2,498 metra i lartë. Edhe pse Lubotein është në kufi me Maqedoninë, Kosova e ka më shumë se gjysmën e malit.
Luboteni dhe shpatijet piktoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror). Ndërkohë që pranvera i ka dhënë bukrinë e saj, ku shihen malet e gjelbëruara dhe bora në maje të Lubotenit.
Vargmalet e Sharrit, Prevallë – Arben Llapashtica
Malet Sharr janë një varg i maleve të larta e mbresëlënëse që ofrojnë mundësi të mira për shëtitje. Sharri është ndër malet më të larta në Kosovë. Pjesa e Maleve të Sharrit në Kosovë tashmë është caktuar si një park kombëtar.
Pranvera u ka dhënë “hijeshi“ edhe më të madhe maleve, ku ngjyra e gjelbër dominon në çdo pjesë të saj.
Kanioni i Rugovës – Dini Begolli
Kanioni i Rugovës, ndryshe i quajtur Gryka e Rugovës, është një tjetër atraksion natyror që ofron pamje të bukur. Vlen të theksohet se kjo grykë konsiderohet të jetë një nga kanionet më të gjata dhe më të thella të Evropës. Ai është krijuar nga erozioni i ujit dhe tërheqja e akullnajave në Pejë.
Fshati Jezerc – Vullnet Sadiku
Fshati Jezerc, vend karakteristik, pranë qytetit të Ferizajit, i zhytur në një natyrë magjepsëse dhe me ajër të pastër.
Në shumë vende të Kosovës shohim fshtatra të bukura, por fshati Jezerc, po konsiderohet një vend magjik, ku lulet e bukura, pranë natyrës së gjelbër dhurojnë qetësi dhe rehati shpirtërore.
Fshati Jezerc është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse për syrin e njeriut.
Pas sezonit të dimrit, bagëtitë ngjiten drejt kullotave – Arben Llapashtica
Kosova është e vendosur në sistemin e vargmaleve të larta të Alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si vend ku bujqësia është primare dhe më e përshtatshme për shumicën dërmuese të vendit.
Fshatarët e shumtë kanë primare bujqësinë dhe kësisoj bagëtitë që ata mbajnë janë në numër të madh, ani pse përgjatë viteve numri i tyre është zvogëluar.
Në stinën e pranverës, kur edhe jemi tani, bëhet lëshimi i tyre në natyrë, ato ngjiten drejt kullotave në fusha dhe qëndrojnë në natyrë deri në fund të sezonit të vjeshtës.
Lulet që simbolizojnë pranverën – Arben Llapashtica
Pranvera njihet edhe si stina e lumturisë, ku sythet marrin jetë në një kuptim më të gjerë, shpirtëror, meditues… Kur ajri lehtësohet, bëhet i freskët e me aromë, forcat e natyrës rizgjohen, kafshët dalin nga letargjia e gjatë dhe lulet fillojnë “punën” e tyre duke çelur nën aromën e natyrës.
Gryka e Rugovës – Armand Bakalli
Udhëtimet në natyrë: Me ardhjen e sezonit të pranverës të gjithë duan të shijojnë natyrën dhe bukurinë që na ofrojnë vendet e ndryshme. Për këtë arsye shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë pikërisht në këtë stinë, kjo jo vetëm për të shijuar pamjen e bukur të vendeve të veçanta, por edhe për nisur një aventurë të re. Nga pamjet e bukura të Rugovës, për të rizbuluar një peizazh pranë lumit që kalon, me siguri do të bëhen kujtime më të vlefshme për jetën tuaj.
Pranvera në fshatin Kosovë – Imri Musliu
Kjo stinë është një frymë e ajrit të freskët, ku ditët bëhen më të gjata, netët më të shkurtra dhe më të ngrohta. Është stina që të gjithë e duam, diell, ngjyra dhe kopshte të lulëzuara ngado, vijnë së bashku me sezonin e pranverës. Fshatrat e Kosovës në përgjithësi janë të bukura, me male e fusha që i ka qëndisur vetë natyra.
Gryka e Deçanit – “Rruga e Jetës” – Dini Begolli
Kjo stinë e bukur, duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj edhe në Grykën e Deçanit dhe tani po merr pamje tjetër me gjallërimin e natyrës karshi rrugës gjarpërore.
Albinfo.ch ju solli disa nga pamjet më të bukura të vendlindjes, pse kjo stinë është kaq e veçantë, dhe disa arsye për t’i vizituar.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla