Kosova
Gjuha Shqipe e pranishme jo vetëm në Harvard, por edhe universitete e tjera
Cilat janë universitete e tjera që kanë në program gjuhën shqipe
Para pak ditësh Gjuha Shqipe është futur në programin e Universitetit të Harvardit, dhe jo vetëm, njofton albinfo.ch.
Gjuha shqipe po mësohet edhe në universitetet e tjera të Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën.
Është raportuar se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip.
Në Kolegjin “Mercy” thuhet se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip.
Sipas drejtorit të Programit të Gjuhëve të Huaja Moderne të Kolegjit “Mercy”, Alan Hartman, kishte më shumë studentë që studionin gjuhën shqipe në Kolegjin Mercy sesa në çdo kolegj tjetër në shtetin e Nju-Jorkut gjatë nëntorit 2021.
“Shqipja është një gjuhë e rëndësishme në komunitetin tonë të afërt dhe një gjuhë e rëndësishme në Ballkan”, tha Hartman.
Po ashtu, në Yale, përmes programit të Drejtuar Independent Language Study (DILS), studentët mund të studiojnë një gjuhë që nuk mësohet në klasën e universitetit. Gjuha shqipe është ndër gjuhët e ofruara përmes këtij programi që nga viti 2001. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












