Lajme
Hera e parë që Kosova e udhëheq komisionin për siguri dhe drejtësi në SEECP
Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe në përbërje të deputetëve: Fitore Pacolli, Mefail Bajqinovci anëtarë dhe deputetët Jeta Statovci dhe Ardian Gola zëvendësanëtarë, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të nëntë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), më 1-2 qershor 2022, që po mbahet Parlamentin e Greqisë, në Athinë, Greqi.
Qysh në fillim kam propozuar dhe insistuar që të votohet kandidatura e Delegacionit të Kuvendit tonë për ta udhëhequr Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe bashkëpunim në fushën e Sigurisë. Kjo kërkesë u pranua dhe u votua pas insistimit, në krye të udhëheqjes së këtij Komisioni të rëndësishëm do të jem unë ku pritet të mbahet nën kryesimin radhës së SEECP, në Mal të Zi, ka shkruar deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mefail Bajqinovci.
Hera e parë që Kosova e udhëheq komisionin për siguri dhe drejtësi.
Në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni në SEECP, Kuvendi i Kosovës do të udhëheq punimet e këtij komisioni për herë të parë.
Po ashtu edhe Komisionin për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë përsëri për herën e dytë do ta kryesojmë në kuadër të SEECP-së.
Përveç Kosovës, pjesëmarrës ishin edhe delegacionet nga Greqia, njëherësh dhe nikoqire, Turqia, Rumania, Sllovenia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën

















