Kosova
Rama: Abetaren e përbashkët do ta dërgojmë edhe në diasporë
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka dhënë shifra për çështjet e shkëmbimi tregtar dhe investimet në vendet përkatëse, përcjell albinfo.ch.
Rama ka bërë të ditur se sa u përket shifrave të shkëmbimit tregtar, ato janë rritur prej 160 milionë euro nga viti 2017,në vitin 2021 ajo ka shkuar në 433 milionë euro.
Ai gjithashtu bëri të ditur se ka rritje të madhe të investimeve të Kosovës në Shqipëri.
Ai ka ngacmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri do të shkojë edhe në diasporë, pas që “e ka merak Albini”.
“Dua ta theksoj edhe kjo që rezultati i punës së përbashkët të këtyre dy qeverive, zbatimi i zotimit që morëm së bashku në takimin e shtatorit në Prishtinë, me dy akademitë që të nisim punën për enciklopedinë shqiptare, projekti i madh albanologjik, që merr udhë si vullnet i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe i qeverisë sonë. Ashtu si kundër është këtu vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e grupit punues të abetarës së unifikuar dhe kemi fituesin, puna për fazën e dytë vazhdon dhe jam shumë shumë i lumtur që do të kemi mundësinë s’bashku me Albinin që të dorëzojmë abetaret e unifikuara, ndërkohë që ne kemi folur edhe me përfaqësues shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin e Malit të Zi dhe me autoritetet në Serbi, që kjo abetare e unifikuar të shkojë të gjithë fëmijët shqiptarë. Dhe në zonën që e ka merak Albini, të diasporës, aty e kemi të sigurt që do të kemi një shpërndarje kudo ku do të na kërkohet”, tha Rama.
Më tutje, Rama është shprehur se në nëntor, në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, propozohet të mbahet Kuvendi i përbashkët i dy shteteve dhe, sipas tij, kjo do të vendoste në një nivel tjetër raportet Kosovë – Shqipëri.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












