Kosova
Interesim jashtëzakonisht i ulët për vaksinim në Kosovë
Ka rënë numri i rasteve të qytetarëve të Kosovës që kërkojnë të vaksinohen për Covid-19. Në raportet e fundit të institucioneve shëndetësore, shifrat sillen në rreth 50 raste të vaksinuar në ditë ndërkohë që numri i të infektuarave është afërsisht i njëjtë
Numri më i ulët i rasteve të lajmëruara me Covid-19 ka relaksuar qytetarët e Kosovës. Madje, në qendrat e vaksinimit të cilat janë vetëm nga një për secilin qytet, ka pak interesim për vaksinim. Në Prishtinë brenda ditës lajmërohen më pak se 10 persona brenda të dy ndërrimeve sa punon kjo qendër, raporton RTK, transmeton albinfo.ch.
“Nuk është interesimi sikur në fillim… Brenda ditës vijnë 5 apo 6 raste dhe jo më shumë …”, tha Florina Ushaku Grezda, mjeke familjare në QKMF në Prishtinë.
E përafërt është gjendja edhe në qendrën e vaksinimit në komunën e Malishevës.
“Ka ra numri i qytetarëve për tu vaksinuar sepse ka ra edhe numri I të infektuarve dhe numri I atyre që marrin vaksina sillet në 5 raste në ditë”, tha Shkëlzen Sahitaj, Shef i shërbimit të vaksinimit në Malishevë.
Numër i vogël i qytetarëve është edhe në qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë marrë parasysh se aty ndalojnë të marrin vaksinë edhe ata që udhëtojnë.
“Është specifike se ka qytetarë që vijnë nga aeroporti për t’u vaksinuar por edhe përfshirë këto raste numri brenda javës sillet nga 15-20 qytetarë në ditë”, shprehet Fitnete Simnica Ferizi, Koordinatore e QVC-së Fushë Kosovë.
Lakorja e rasteve të regjistruara me COVID 19 ka përparuar ditët e fundit. Por jo edhe e të vaksinuarve. Tabelat që ka përcjellë Ministria e Shëndetësisë për 5 ditët e fundit flasin për numër të ulët të personave të vaksinuar derisa më 20 qershor nuk kishte asnjë qytetar të vaksinuar në gjithë territorin e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima












