Shqipëria
Trazira në aeroportin gjerman, Wizzair shiti bileta pa pasur vende të lira në linjën për Tiranë
Aeroplani ishte i mbirezervuar dhe shumë udhëtarë uk arritën të hipnin
Për shkak se një aeroplan i kompanisë së fluturimit Wizzair ishte i mbirezervuar, pati trazira të premten në mbrëmje në aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani. U desh ndërhyrja e policisë gjermane.
Siç raporton Dw, në aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani të premten ka pasur trazira nga mbingarkimi i pasagjerëve të kompanisë së fluturimit, Wizzair.
Aty madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.
Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të policisë, për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.
Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport, duhet të linin sërish aeroportin.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












