Lajme
A është Zvicra ende neutrale
Një sondazh i publikuar 2022 tregon zbehjen e mbështetjes për neutralitetin në Zvicër
Sondazhi i Sigurisë 2022 i drejtuar në qershor nga Akademia Ushtarake dhe Qendra për Studime të Sigurisë (CSS), dy organe të lidhura me EPF Cyrih, tregon se si pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në pikëpamjet zvicerane mbi neutralitetin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi, popullsia është bërë më pesimiste në krahasim me janarin. 76% e të anketuarve ishin pesimistë për situatën gjeopolitike globale, një rritje prej 8 pikë përqindjeje krahasuar me janarin 2022. Për sa i përket ndikimit në Zvicër konkretisht, 22% ishin pesimistë krahasuar me 13% në janar. Përveç kësaj, rreth një në tre raportuan se ishin më të shqetësuar për shkak të konfliktit.
Dhe ndërsa neutraliteti mbështetej ende nga një shumicë e madhe (89%), mbështetja ishte 8 pikë përqindje më e ulët se në janar, që përfaqëson rënien e parë të mbështetjes për 20 vjet. Përveç kësaj, vetëm 58% e të anketuarve mbeten të bindur se neutraliteti mbron Zvicrën nga konflikti ndërkombëtar, 11 pikë përqindje më poshtë nga 69% e regjistruar në janar 2022, përcjell tutje albinfo.ch.
Përfshirja e Zvicrës në çështjet ndërkombëtare shihet gjithnjë e më shumë si një pengesë për neutralitetin. 39% tani e shohin neutralitetin si diçka të vështirë për t’u zbatuar, nga 29% në janar 2022.
Mbështetja për anëtarësimin e Zvicrës në NATO u rrit gjithashtu me 1 pikë përqindjeje në 27% në sondazhin e fundit, shumë mbi mesataren 10-vjeçare prej 20%. Kur u pyetën nëse anëtarësimi në NATO do të përmirësonte sigurinë e Zvicrës, 35% u pajtuan, 12 pikë më shumë se në janar 2022.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













