Ekspozita
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
Daniel Gjoka: Cutwork – Orange, street art, graffiti, stencil art, Forum Merzhausen, nga 30 korriku deri më 24 nëntor 2022
Shoqata kulturore “Artisse” në Merzhausen, Gjermani, prezanton punimet në “artin e rrugës”, grafitti etj. të artistit shqiptar Daniel Gjoka, nga 30 korriku deri më 24 nëntor 2022.
Punimet e artistit Daniel Gjoka që shfaqen në Merzhausen janë të spërkatura dhe vetëm pjesërisht janë plotësuar me furçë. Në plan të parë janë figurat e tij të bëra me spray, transmeton albinfo.ch. Idetë për punën e tij ai i merr nga mjedisi i tij i afërt.
Kështu, zgjedhja e motivit shërben jo vetëm për një qëllim artistik, por edhe si një mundësi për artistin që të “kapë” momentet nga jeta e tij.
Në parim, veprat e tij nuk janë të motivuara politikisht. Përkundrazi, qëllimi i tij është të sjellë ngjyra dhe gëzim në botë, sepse bota është mjaft me ngjyrë gri, mendon ai, shkruan guetsel.de. Tablotë e tij duhet të sjellin gëzim.
Si një artist rruge, ngjyra pikturave të tij, ai ka spërkatur që nga viti 2017, përfshi këtu edhe në Merzhausen.
Daniel Gjoka është i lindur në vitin 1978, i martuar dhe ka 2 fëmijë. Jeton dhe punon në Fribourg. A është infermier dhe artist. Me art merret që nga viti 2003, fillimisht duke pikturuar akrilik në telajo, dhe nga viti 2006 dhe 2007 i ka bërë tentativat e para si artist grafiti, përcjell albinfo.ch. Ai është një “artist rruge” që nga maji 2017. Si i tillë, ai ka bërë spërkatjen e kutive të centraleve elektrike në Freiburg Haslach, më vonë edhe në Sankt Georgen, Günterstal dhe Merzhausen.
Disa projekte në Gjermani dhe jashtë saj, duke përfshirë Zvicrën, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Shqipërinë.
Në Shqipëri ai ka spërkatur bunkerët e kohës së diktaturës. Daniel Gjoka ka punuar me të rinj, nxënës dhe kursantë në projekte të ndryshme. Ai ka ekspozita në Freiburg, Lahr, Staufen, Emmendingen, Lörrach, Ulm, Karlsruhe, Prishtinë dhe Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër "Pushimet e nxehta" nuk ekzistojnë, por punëdhënësit dhe shkollat kanë detyra - Dhe një shtëpi që... -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë











