Lajme
Austri: Debat i ri për sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer (ÖVP), dëshiron të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, përcjell albinfo.at.
Ai citohet në Kleine Zeitung të ketë thënë:
“A shërbejnë kryesisht për të arritur paqen, apo më së shumti na dëmtojnë neve vetë?”. Stelzer tha se sanksionet kishin pasoja në industrinë, vendet e punës dhe kostot e energjisë. Krahu i djathtë i Austrisë FPÖ ka bërë thirrje për një referendum mbi sanksionet.
Gazeta Der Standard thotë se ka kontaktuar me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili tha se sanksionet nuk do të hiqen plotësisht.
Sipas një sondazhi të Austria Trend, të raportuar në Kurier, mbi një e katërta e popullsisë së Austrisë dëshiron të heqë sanksionet kundër Rusisë dhe 42 për qind nuk besojnë se sanksionet kundër Rusisë do të kenë efekt, “as tani dhe as në të ardhmen”.
Shumica e të anketuarve (46 për qind) besojnë se sanksionet do ta dëmtojnë më shumë BE-në. 14 për qind thonë se sanksionet e dëmtojnë më shumë Rusinë, pak më pak se një e katërta (24 për qind) mendojnë se i dëmtojnë të dyja në mënyrë të barabartë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri Me përjashtim të një pjese të Ticinos dhe Engadines, rreziku nga zjarri ka arritur nivelin 4... -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale











