Lajme
Sulme të mëdha kibernetike ndaj përdoruesve të telefonisë mobile
Të dhënat e vjedhura dhe kredencialet e përdoruesve të “Optus” mund të shiten përmes një sërë platformash.
Pas një sulmi masiv kibernetik në rrjetin e madh telefonik australian “Optus”, që goditi të dhënat e 9,8 milionë qytetarëve, qeveria federale ka planifikuar marrjen e masave për të lejuar kompaninë të ndajë me bankat të dhënat e përdoruesve të prekur nga ky dhe sulme të tjera, në mënyrë që ato të marrin masa paraprake kundër mashtrimeve të mundshme, përcjell Albinfo.ch.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Clare O’Neil tha se kishte zhvilluar një takim me zyrtarë të shërbimeve sekrete.
“Departamenti i Sinjalit Australian të planifikojë masa në mënyrë që bankat dhe institucionet e tjera financiare të njoftohen menjëherë për shkelje të rëndësishme të të dhënave që prekin klientët e tyre. Kompanitë australiane duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur të dhënat e klientëve të tyre”, tha ai, transmeton ansa.
Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë vërtetësinë e një postimi që kërcënon të shesë të dhëna në internet nëse “Optus” nuk paguan një shpërblim prej një milion dollarësh.
Policia federale njoftoi se është në dijeni të raporteve se të dhënat e vjedhura dhe kredencialet e përdoruesve të “Optus” mund të shiten përmes një sërë platformash.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













