Lajme
Të huajt më të rrezikuar nga dhuna në familje në Zvicër
Numri i përgjithshëm i viktimave të dhunës në familje në vitin 2021 ishte 3,1% më i ulët se në vitin 2020
Në vitin 2021, 11,148 persona raportuan se ishin viktima të dhunës në familje në Zvicër, sipas shifrave të raportuara këtë javë nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Kjo shifër përfaqëson 0.13% të popullsisë ose 13 në çdo 10,000.
Në përgjithësi, gratë dhe vajzat (18 për 10,000) kishin 2.3 herë më shumë gjasa se burrat dhe djemtë (8 për 10,000) të ishin viktima të dhunës në familje, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Më të rrezikuara ishin gratë e huaja, veçanërisht gratë refugjate. Gratë dhe vajzat e huaja ishin viktima në një shkallë prej 36 për 10,000, dyfishi i përqindjes së grave dhe vajzave zvicerane. Në mesin e grave dhe vajzave refugjate shkalla u rrit në 80 për 10,000, 4.4 herë më shumë se norma për gratë dhe vajzat zvicerane dhe 10 herë norma për burrat dhe djemtë zviceranë, përcjell tutje albinfo.ch.
Autorët e dhunës në familje ishin në masë dërrmuese meshkuj. Në përgjithësi, 74% e dhunës në familje në Zvicër është kryer nga meshkujt dhe vetëm 26% nga femrat. Normat për frymë paraqisnin një pamje të ngjashme: 15 burra në çdo 10,000 kryenin dhunë në familje, krahasuar me 4 në çdo 10,000 gra.
Dhe ndërsa normat relative të autorëve të dhunshëm midis burrave dhe grave ishin të ngjashme midis popullatës së huaj (75%/25%) dhe refugjatëve të Zvicrës (82%/18%), normat për frymë ishin dukshëm më të larta. Midis të huajve në përgjithësi, 36 burra për 10,000 të përfshirë në dhunë në familje në vitin 2021 krahasuar me 13 gra për 10,000. Mes refugjatëve të njëjtat norma ishin 60 për 10,000 (burra) dhe 20 për 10,000 (gratë). Burrat refugjatë (80 për 10,000) kanë ushtruar dhunë në familje me 4.4 herë më shumë se sa burrat zviceranë (18 për 10,000). Për më tepër, gratë refugjate (20 për 10,000) kanë ushtruar dhunë në familje në një shkallë më të lartë se burrat zviceranë (18 për 10,000) dhe rreth 3.3 herë më shumë se gratë zvicerane (6 për 10,000).
Numri i përgjithshëm i viktimave të dhunës në familje në vitin 2021 ishte 3,1% më i ulët se në vitin 2020 dhe shkalla për frymë u ul me 3,9%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













