Lajme
Shkencëtarët studiojnë ndikimin e vaksinës anti-Covid tek gratë
Vaksina anti covid ka ndikuar në çrregullimin e ciklit menstrual tek gratë, por kjo përkohësisht.
Sipas një studimi ndërkombëtar ku u vlerësua cikli në afro 20 mijë gra të moshës mesatare 30 vjeç në Europë , SHBA dhe Kanada u pa që disa prej tyre patën cikle menstruale më të gjata .
Ne grupin e parë morën pjesë 14,936 gra të vaksinuara me një ose me shumë doza dhe grupin ne tjetër 4,686 gra të pavaksinuara.
Në grupin e grave të vaksinuara, autoret regjistruan të dhënat për të paktën tre cikle menstruale para vaksinimit.
Për gratë e pavaksinuara, studiuesit ekzaminuan tendencën e menstruacioneve për të paktën 4 cikle.
Gati dy të tretat e pjesëmarrëseve të vaksinuara kishin marre vaksinen Pfizer/BioNTech, kurse pjesa tjetër mori vaksinat Johnson & Johnson, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Rezultatet treguan se grupi i grave te vaksinuara pati një rritje mesatare ne kohëzgjatjen e ciklit menstrual si pas dozës së parë ashtu edhe pas të dytës .
Te gratë e vaksinuara, 6.22% e tyre kishin një rritje të distancës midis cikleve menstruale me më shumë se 8 ditë.
Studiuesit identifikuan gjithashtu një nëngrup prej 743 grash me cikël menstrual normal të cilat morën të dyja dozat e vaksinës brenda 28 ditëve.
Në këtë nëngrup, rritja mesatare e kohëzgjatjes së ciklit menstrual gjatë periudhës para vaksinimit ishte 3.7 ditë me 13.5% të grave që e vunë re atë rritje për 8 ose më shumë ditë.
Nuk u vunë re ndryshime bazuar në llojin e vaksinës së administruar.
Studiuesit theksojnë se rezultatet e këtij studimi janë qetësuese dhe mund të përdoren për të informuar më mire gratë se çfarë mund të presin pas vaksinimit kundër Covid-19.
Edhe pse janë gjetur ndryshime në ciklin menstrual pas vaksinimit, në shumicën e rasteve ato janë të vogla dhe afatshkurtra.
Studiuesit duan të analizojnë çdo ndryshim tjetër në ndryshimet e ciklit, të tilla si hemorragjia ose dhimbjet, dhe të analizojnë mekanizmat molekularë me të cilët vaksina Covid ndërvepron me ciklin menstrual.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












