Lajme
OKB dhe Kryqi i Kuq paralajmërojnë të nxehtë vdekjeprurës nëse nuk veprohet
Valët e të nxehtit janë duke lënë të vdekur mijëra njerëz çdo vit, thuhet në një raport të përbashkët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare dhe Kryqi i Kuq.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare, dhe Kryqi i Kuq, u kanë bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të përgatiten për më shumë valë ekstreme të të nxehtit.
Valët e të nxehtit janë duke lënë të vdekur mijëra njerëz çdo vit, thuhet në një raport të përbashkët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare dhe Kryqi i Kuq, përcjell Albinfo.ch.
“Valët e të nxehtit do të bëhen aq ekstreme në rajone të caktuara të botës brenda dekadave sa jeta e njerëzve atje do të jetë e paqëndrueshme. Ne nuk jemi gati për të përballuar vetë krizat e kësaj shkalle. Na mungojnë fonde dhe burime për të adresuar disa nga krizat më të këqija humanitare këtë vit”, thuhet në raport.
Gjërat do të përkeqësohen shumë pasi ndryshimi i klimës vazhdon të dalë jashtë kontrollit,tha Martin Griffiths, shef i zyrës së OKB-së për çështjet humanitare. Në këtë raport, është thënë se “moti i nxehtë mund të “tejkalojë limitet psikologjike dhe humane të njeriut” në Sahel, disa rajone të Afrikës dhe Azisë, nëse nuk merren masa të menjëhershme për të zvogëluar efektin e një moti të tillë.
Në raport përmenden pesë hapa kyçë që mund të ndihmojnë në luftim të ndikimit të motit ekstrem, përfshirë ofrimin e hershëm të informacioneve që u ndihmojnë njerëzve të reagojnë, si dhe të gjejnë rrugë të reja të financimit në nivel lokal.
Liderët botërorë tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale.Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













