Lajme
Kaos në pikat e karburanteve në Francë
Punonjësit në rafineritë e gjigantit francez të karburanteve “Total Energies” kanë deklaruar se do të vazhdojnë grevën paralelisht me protestat që do të nisin javën e ardhshme.
Bojkoti që ata i kanë bërë punës prej disa javësh ka ngritur shqetësimin mbi furnizimin me naftë të qytetarëve.
“Kemi hapur rubinetet për të lehtësuar qytetarët. Synimi ynë nuk është të përçajmë popullin francez, as të krijojmë tensione. Objektivi është të mbledhim qytetarët për të njëjtin qëllim. Ne kemi mirëkuptimin e publikut, pasi ndryshe nga ministrat apo menaxherët e kompanive të mëdha, ne jemi pjesë e tij”, u shpreh Fabien Prive, Sekretar i Sindikatës së Punëtorëve, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në lokalitete të ndryshme të Francës, si në Saint Mond, janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe motorësh pranë pikave të karburantit.
Ndërkohë, në Versajë, infermierja Aurelie’ Martin, që viziton pacientët shtëpi më shtëpi, po has vështirësi në punën e saj.
“Kur punoj 7 ditë të javës, më duhet një cisternë e mbushur plot. Nëse kam ndonjë ditë pushim më pas, sasia e karburantit nuk më del. Aktualisht po e përdor fare pak makinën”, tha Aurelie’ Martin, infermiere.
Teksa njerëzit presin nëpër pikat e karburantit, punonjësit e “Total Energies” kërkojnë rritjen me 10 për qind të pagës. Në ditët e fundit, përfaqësuesit e tyre refuzuan ofertën për një rritje më të ulët.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













